Politika e privatësisë

Informacione të përgjithshme

Mbrojtja e të dhënave tuaja është shumë e rëndësishme për ne. Prandaj, të dhënat që na i dërgoni vullnetarisht përmes formularit të kontaktit i trajtojmë në mënyrë konfidenciale. Të gjitha të dhënat tuaja përdoren vetëm për shqyrtimin dhe trajtimin e kërkesës suaj dhe nuk u përcillen palëve të treta. Nëse kërkoni informacion lidhur me të dhënat tuaja, kufizimin e përpunimit të tyre ose fshirjen e tyre, ne do ta shqyrtojmë dhe do ta zbatojmë kërkesën tuaj në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Cookies

Faqja jonë e internetit përdor të ashtuquajturat cookies. Këto janë skedarë të vegjël që ruhen në pajisjen tuaj dhe ndihmojnë që vizita juaj në faqen tonë të jetë më efikase. Cookies nuk e dëmtojnë pajisjen tuaj.

Shumica e cookies, të njohura si cookies të sesionit, fshihen automatikisht në fund të vizitës suaj. Ato ndihmojnë që të mos keni nevojë t’i plotësoni përsëri të njëjtat të dhëna. Cookies të tjera nuk fshihen automatikisht, por mund t’i fshini vetë. Ato na mundësojnë t’ju njohim kur vizitoni përsëri faqen tonë. Gjithashtu, mund t’i çaktivizoni cookies përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj.

Google Analytics

Faqja jonë e internetit përdor shërbimin Google Analytics, të ofruar nga Google, për të analizuar mënyrën se si përdoret faqja jonë. Përmes cookies, informacioni nga pajisja juaj mund të dërgohet në serverët e Google në SHBA, ku analizohet dhe ruhet. Google mund t’ua përcjellë këtë informacion edhe palëve të treta.

Për më shumë informacion rreth mbledhjes së të dhënave nga Google Analytics, vizitoni lidhjen e mëposhtme:
Klikoni këtu

Për të parandaluar mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave tuaja nga cookies të Google Analytics, si dhe dërgimin e tyre te Google, mund të instaloni shtesën përkatëse të shfletuesit:
Klikoni këtu

Facebook Pixel

Kjo faqe interneti përdor Facebook Pixel, një kod i ofruar nga platforma e rrjeteve sociale Facebook, përkatësisht kompania Facebook Ireland Ltd., me adresë 4 Grand Canal Square, Grand Canal Harbour, Dublin 2, Irlandë. Ky kod përdoret për të ndihmuar në matjen dhe përmirësimin e efikasitetit të fushatave tona reklamuese.

Përmes cookies, kodi i integruar në faqen tonë analizon sjelljen e vizitorëve që kanë ardhur në faqen tonë përmes një reklame në Facebook. Të dhënat e mbledhura ruhen nga Facebook dhe nuk janë drejtpërdrejt të dukshme për ne. Ato mund të përdoren nga Facebook për qëllime të lidhura me reklamimin në platformën e tij.

Për të kuptuar se si përdoret Facebook Pixel në fushatat reklamuese,
Klikoni këtu

Për të ndryshuar cilësimet e reklamave në Facebook, nëse keni llogari dhe jeni të kyçur,
Klikoni këtu

Për më shumë informacion rreth mënyrës se si Facebook i përpunon të dhënat,
Klikoni këtu

Google Maps

Faqja jonë e internetit përdor shërbimin Google Maps, të ofruar nga Google, për të shfaqur informacione mbi vendndodhjen.

Përdorimi i këtij shërbimi mund të përfshijë mbledhjen, përpunimin dhe përdorimin e të dhënave nga Google dhe palë të tjera përkatëse, në përputhje me cilësimet tuaja dhe kushtet e zbatueshme të privatësisë.

Për të lexuar kushtet e përdorimit të Google Maps
Klikoni këtu:

Skedarët e regjistrit të serverit

Shfletuesi juaj i internetit na transmeton automatikisht informacione të përgjithshme, të cilat regjistrohen në skedarët e regjistrit të serverit. Këto informacione mund të përfshijnë:

  • Llojin dhe versionin e shfletuesit

  • URL-në e faqes nga e cila keni ardhur

  • Sistemin operativ

  • Datën dhe orën e kërkesës

  • Adresën IP

Ne nuk i përdorim këto të dhëna për të nxjerrë përfundime rreth identitetit ose karakteristikave tuaja personale. Qëllimi i regjistrimit të këtyre informacioneve është të ndihmojë në administrimin, sigurinë dhe përmirësimin e faqes sonë të internetit.

Na kontaktoni

Nëse keni pyetje ose dëshironi të kërkoni informacion lidhur me të dhënat tuaja personale, kufizimin e përpunimit të tyre apo fshirjen e tyre, mund të na kontaktoni duke përdorur të dhënat e kontaktit të paraqitura në seksionin të dhënat ligjore të kësaj faqeje.

Jeni të interesuar në shërbimet tona? Na kontaktoni tani!

Na kontaktoni për më shumë informacione rreth shërbimeve tona ose për të caktuar një termin te Ordinanca Vizioni.